Berisha: Basha flet me muret dhe zbaton urdhra si peng
Për Sali Berishën, kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk është më vetvetja dhe se vijon të zbatojë urdhrat si peng. Për të Basha qëndron i mbyllur në zyrë dhe është shkëputur nga anëtarësia, dhe që vijon dhe zbaton urdhëra si peng. Në takimin me demokratët në Pogradec, Berisha nëvizoi se Basha se meritoi kurrë drejtimin e Partisë Demokratike.
”Kryetari pa parti zgjodhi të shkëputet përfundimisht me ju. Komunikon me muret. Nuk njeh ligj apo statut. Sillet sikur të ishte shkolluar në Korenë e Veriut. Pas shkelmimit të forumeve dhe shkëputjes nga anëtarësia dhe kjo sepse nuk është më vetja e tij, në vend të dorëheqjes, vijon zbaton urdhra si peng.
Njëherë thotë se për mua nuk ka forume, statut, kuvend. Një herë tjetër deklaron se kanë ikur kohërat. Po një njeri që nuk ka pasur kohë kurrë nuk mund të flasë për kohën. Ju kërkoj ndjesë për heshtjen time.
Ju garantoj se nuk ka pasur asnjë shkak mbi tokë, veç zotimit që nuk do të kthehesha më. Gabim i jetës sime që në 2017 kur i kërkova dorëheqjen, duhet të dilja në garë dhe të shpëtonim PD nga një njeri që nuk e meritoi kurrë drejtimin e saj”.