Berisha: Basha mbetet peng, duhet të bëjë 6 vite burg të çlirojë shpirtin
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, këtë të premte kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha u pyet se si do të vepronte nëse Lulzim Basha tenton që të rimarrë selinë. Sipas Berishës, që të shpëtojë shpirtin. Bashës i duhet të kryejë 6 vite burg, teksa theksoi se partia është e anëtarësisë.
“Është një përdorim për së dyti i tij nga Rama dhe si peng që është ai është i pashpresë. Nuk ka mëshirë Edi Rama. Nuk ka gjetur kurajo që të çlirojë shpirtin e tij. Se duhet të shkojë 6 vjet në burg. Aq vite në burg nuk është i gatshëm t’i bëjë. Partia është e anëtarësisë”, deklaroi Berisha.
Militantët e Lulzim Bashës u përplasën me një grup deputetësh të PD-së, dhe Sali Berisha rezervon një ftesë për këta të fundit. Duke veçuar Bashën dhe Alibeajn, të cilët i akuzon për lidhje kriminale me Ramën, Berisha tha se fton pjesën tjetër të deputetëve demokratë që të diskutojnë për të ardhmen e PD.