Berisha: Basha nuk i fiton kurrë zgjedhjet, është “broken lider”

“Lulzim Basha, është një drejtues që nuk fiton kurrë”. Si kurrë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pa doreza ndaj Bashës. Sipas tij, kreu Basha nuk do të arrijë të fitojë zgjedhjet.

“Basha është i pakorrigjueshëm. Nuk do ta dërgojë kurrë PD në fitore. Kam punuar në ekipin që mbështeste Bashën. I kam thënë, Basha është “broken lider”, lider i thyer.

S’kam thënë kurrë që Basha i ka fituar zgjedhjet, por që i ka vjedhur Rama. PD nuk ka asnjë shpresë me një njeri që humbet dhe përsërit të njëjtat gjëra.

Patë spotin që futi Shqipërinë në NATO. I thashë mos e bëni se do t’ju përvishen mediat. E mbajtën 24 minuta gazetarët vetëm për këtë gjë. Ishin praktikë për të liderizuar një person që nuk është lider”.

SHKARKO APP