Berisha: Basha-Rama janë bashkë për një kompleks kullash te selia e PD

Sali Berisha thotë se mediat pranë Lulzim Bashës janë duke përgënjeshtruar lajmin për kullat që do të ndërtohen në selinë e PD-së.

Berisha thekson se Basha ka thënë se projekti është firmosur nga ish-kryeministri, ndërsa ky i fundit pohon se ai ka firmosur vetëm për Xhaminë e Madhe të Namasgjasë.

Postimi i plotë nga Sali Berisha

Përgënjeshtrim! Lul Brava në mediat që paguan po kërkon të përgënjeshtojë lajmin e botuar në mediat e vendit për një kompleks gjigand e lluksoz kullash, i cili e zhduk selinë e PD nga aty ku ndodhet, duke thënë se ai projekt është firmosur nga unë në 2013.

Projekti që unë kam firmosur është ai i Xhamisë së Madhe, fillimi i punimeve të të cilës u inauguruan në atë kohë në prani të qindra besimtarëve dhe nuk prekte selinë dhe as oborrin e PD. Projekti që zbuluan mediat sot e zhduk selinë e PD sepse do ndërtohet aty ku është sot selia e PD, te SHQUP.

Përveç portit të Durrësit, projekti për ndërtim i kullave të PD i bën prap bashkë Ramën dhe Bashën. Duke dënuar këtë aferë të pastër korruptive kriminale Rama-Basha paralajmëroj këta bashkëhajdutë se selia e PD është tempulli i demokratëve shqiptar dhe kurrë nuk mund të tjetëresohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar.

SHKARKO APP