Berisha: Basha s’ka as mbështetës e as kockë politike, kurse Kim bën gjithçka për Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha, kandidati i së cilit fitoi mandatin në Bashkinë e Shkodrës, thotë se kryetari i PD Lulzim Basha, s’ka as mbështetës e as kockë politike.

Gjithashtu Berisha foli për ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ku tha me çdo gjë që thotë, nuk bën tjetër gjë, përpos se ndihmon Edi Ramën.

”Mbështetësit e Bashës të bashkohen me ne, në zgjedhje edhe pragun nuk e kapin. Rikthimi im ndodhi, për shkak të arsyeve të veçanta. Nëse nuk e duan Sali Berishën, të urdhërojnë e të votojnë kundër. Unë kam problem me Yuri Kim, ofendimin që iu ka bërë shqiptarëve për barin, do doja t’ju kërkojë ndjesë shqiptarëve për atë që ka thënë. Lul Brava nuk ka as mbështetës dhe as kockë politike. Yuri Kim bën gjithçka për Ramën’‘,-tha në ”Syri.net”.

SHKARKO APP