Berisha-Bashës: Dil e sqaro aferën e ”Toyota Yaris”. Me këtë dosje Rama e mban peng

Sali Berisha i është rikthyer akuzave ndaj kryetarit Lulzim Basha, në lidhje me aferën e “Toyota Yaris”, të cilën vetë Basha e denoncoi në Parlament.

Nga ”Foltorja” me demokratët e Burrelit, ish-kryeministri Berisha tha se me këtë dosje, kryeministri Edi Rama po e mban peng Bashën. Ai shtoi se Basha duhet të sqarojë nëse ka ndarë apo jo para me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në këtë aferë.

”Tre-katër ditë më parë u ankua se u sulmua nga unë me fjalët e Edi Ramës dhe unë po i përgjigjem këtu para jush. Peng-Basha nëse Rama apo dikush tjetër thotë diçka që qëndron, Berisha nuk e mohon, absolutisht jo. Është e vërtetë që ai i ka përmendur ”Toyota Yaris” në Parlament, por me këtë e mban peng Rama atë, dil e sqaro peng-Basha a ndave para me Ballën apo jo në atë aferë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?