Berisha: Baxhaku, një gazetar i angazhuar në mbrojtje të interesit publik
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të publicistit Fatos Baxhaku.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Berisha shprehet se Fatosi ishte një nga gazetarët e angazhuar, i cili me përkushtim, aftësi dhe civilitet qëndroi në mbrojtje të interesit publik.
Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
“Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur Fatos Baxhaku! Te dashur miq, sot u nda nga jeta para kohe njeri prej gazetareve dhe publicisteve te njohur te vendit, Fotos Baxhaku. Fatosi ishte një nga gazetaret e angazhuar, i cili me përkushtim, aftësi dhe civiltet qendroi ne mbrojtje te interesit publik dhe me shkrimet, publikimet, emisionet televizive kontriboi ne pluralitetin, pavaresine e mediave se dhe kritiken, transparencen e dukurive negative ne shoqerine tone.
Me kete rast shpreh nderimin tim per vepren dhe kontributin e Fatos Baxhakut si dhe ngushllimet e mia me te ndjera familjes, miqve, te afermve te tij, i lutem Zotit qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. Sb”.
KOHA JONË SONDAZH

