Berisha bën deklaratën e fortë: Basha më thoshte aman mos e denonco Suel Çelën

Lulzim Basha ka akuzuar Sali Berishën, duke i thënë se për të marrë votat e anëtarëve të PD-së për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, ai ka bashkëpunuar me bandat në Elbasan ku edhe ka përmendur emrin e Suel Çelës. Nga ”Foltorja” e Librazhdit, Berisha tregoi se ka bërë plot 26 denoncime për këtë të fundit.

Ish-kryeministri sugjeroi që të merren tabulatet telefonike të Bashës me të dhe të kontrollohet se sa herë kreu i PD-së ka kërkuar që Berisha të mos e përmend emrin e Suel Çelës në denoncimet e tij.

“Cilido të vijë këtu te unë dhe të shkruajë emrin në librarinë digjitale timen. Suel Çela ja ku dalin 26 statuse në fb tim. E kam denoncuar atë unë më shumë se të gjitha mediat. Merrni pak facebook-un e Bashës po ia ka përmendur sikur një herë.

Merrni pak tabulatet e bisedave të tij me Berishën, duke i kërkuar aman mos ja përmend emrin, por natyrisht unë nuk ndikohesha prej tij.

I ka ngelur vetëm shpifja, trillimi dhe tërbimi. Në këto rrethana pengun e urdhëruan të thërrasë Kuvendin e datës 18. Jo vetëm që janë 4200, por e vërteta është se po shkojnë drejt 5000”.

SHKARKO APP