Berisha-Beqajt: Mos ndërhy o rrugaç, o fundërrinë. Tahiri: Je llumi i historisë

 

Megjithatë, fjalët më të ashpra Berisha ia ka drejtuar ministrit Beqaj, të cilin e ka quajtur rrugaç e fundërrinë në sallën e Kuvendit.“…Mos ndërhy o rrugaç, o i pafytyrë, mos ndërhy ti fundërrinë”, i është drejtuar deputeti demokrat, ministrit Beqaj.Më pas Berisha ka vijuar me akuzat drejtuar dy ministrave, ndërsa ka theksuar disa herë se Policia e Shtetit është kapur nga krimi. As ministri Tahiri nuk i ka shpëtuar ofendimeve të Berishës, i cili ka përdorur të njejtat fjalë ndaj tij si në rastin e Beqajt.

Ministri Tahiri ka marr fjalën pas Berishës në foltoren e Kuvendit, tha se refuzon të ulet në nivelin e parafolësit me gjuhën e përdorur nga ai. Tahiri e ka konsideruar Berishës si llum historik në parlament si dhe fatëkeqësinë më të pa imagjinueshme të Shqipërisë.

“Unë nuk besoj në ka shembull me absurd e më të ndotur të llumit historik në këtë parlamanet se sa parafolësi që historia e solli të jetë kryeministër dhe presidend, por historia e solli që të ishte gjithashtu fatkeqësia me e paimagjinushme e këtij vendi. Fjalori juaj sot këtu ishte i përmbajtur se më parë e keni pasur më të përdalë”, tha Tahiri.

SHKARKO APP