Berisha bllokon foltoren e Kuvendit, ndërhyn Garda. Spiropali ndërpret seancën
Pas diskutimeve me tone të ashpra mes Toni Gogut dhe Gazment Bardhit, në Kuvend ka marrë fjalën kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili tha se kërkontë në sallë Kryeministrin Rama.
“Kërkoj rikthimin urgjent në Kuvend të padrinos i cili po shkon në Durrës për t’i dërguar Pojen e Troplinin në qeli Veliajt”, tha Berisha.
Kryetarja e Kuvendit reagon duke i fikur mikrofonin dhe tha: mos guxo të keqpërdorësh më foltoren.
Në foltore ka shkuar menjëherë Flamur Noka dhe Bardhi, të cilët kanë kërkuar lejimin e kryedemorkatit që të flasë.
Pas situatës së tensionuar, Spiropali ka kërkuar 5 minuta pushim.
KOHA JONË SONDAZH

