Berisha: Bojkoti afër thyerjes, vendimin e merr Këshilli Kombëtar

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se zgjidhja e ngërçit politik mazhorancë-opozitë është afër zgjidhjes, por shton se nuk ka besim tek Kryeministri Edi Rama për arritjen e një marrëveshje.

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se bojkoti është afër thyerjes, por theksoi se këtë vendim do ta marrë Këshilli Kombëtar i PD-së.

Ndërsa vlerësoi punën e eurodeputetëve, Berisha tha se janë bërë përpjekje serioze në këtë drejtim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është bërë një punë shumë e rëndësishme siç na informoi eurodeputeti. Unë që e njoh mirë atë ju garantoj që është me thinoksi, një lloj procesi në mëndje, ka një koncept rudimentar dhe armiqësor ndaj opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

E konsideroj bojkotin një lloj fatkeqësie të imponuar. Mes demokracisë dhe bojkotit, unë zgjedh demokracinë.

Por mos t’i paragjykojmë gjerat, unë shpreha konsideratën time. Dy të dërguarit e PE kanë bërë një punë shumë serioz për t’i dhënë zgjidhje pa asnjë tendencë. Po të ekzistojë vullneti edhe bojkoti përfundon.

Gjërat janë shumë afër. Unë pranoj çdo vendim që do marrë këshilli Kombëtar i PD, çështjet janë të afruara shumë. Por a do t’u fusë Rama shkelmin, unë them se po”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?