Berisha: Cani, viktimë e koncesionit të TVSH-së
Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbajtur sot në seancën plenare teksa komentuar shkarkimin e ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, ka pohuar se ai ishte viktimë e refuzimit të pranimit të skemës së koncesionimit të TVSH-së.
“Cani u shkarkua sepse nuk pranoi një akt të madh korruptiv”, ka thënë Berisha, i cili ka akuzuar më tej ministrin Ahmetaj se në detyrën e re sipas tij, ai do të realizojë aferën e kryeministrit.
“Ahmetaj nuk e ka idenë e parimeve kyçe të doktrinës financiare. Nuk mund të lejojmë që kryeministri të vjedhë shqiptarët me skemën e TVSH-së”, ka shtuar Berisha.
Më tej, ai ka kujtuar grevën e studentëve kundër regjimit komunist dhe rëndësinë që ajo pati për Shqipërinë në vazhdim.
“Studentët do të pushtonin zemrat e shqiptarëve për kauzën e tyre. Ata nuk mund të studionin në universitetin që mbante emrin e satanit, e Hitlerit të pas-Luftës së Dytë Botërore, që u kishte bërë shqiptarëve të zezat më të mëdha se çdo pushtues. Studentët i prenë kokën dhe tërhoqën zvarrë shtatoren e diktatorit”, ka thënë Berisha.
Ndërsa lidhur me vizitën e sekretarit të Shtetit, John Kerry, Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama dhe qeverinë, sipas tij, për mashtrim të qytetarëve mbi motivet e kësaj vizite.
“Iu referova këtu disa herë çështjes së muxhahedinëve. Njeriu më i pafytyrë mu drejtua këtu dhe më tha gënjeshtar. Unë do të shprehja solidaritet për një vendim që e konsideroj vazhdim të një vendimi tjetër të nisur më parë. Është e turpshme që qytetarët të mos dinë asgjë. Ju u tallët gjithë ditën, u desh komunikata e Departamentit të Shtetit për të dalë e vërteta”, ka thënë Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

