Berisha çel fushatën në Kukës: Sekti i Rilindjes po përzë shqiptarët nga vendi. Opozita u përball me një platformë dhune

Pasditen e kësaj të hëne, Sali Berisha mori pjesë në hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale në bashkinë e Kukësit, ku prezantoi dhe kandidatin Emri Vata. Në fjalën e tij, Berisha tha se sekti i Rilindjes po përzë shqiptarët nga vendi dhe se opozita u përball me një platformë dhune në këto 10 vite.

“Opozitare dhe opozitarët në këto 10 vite u përballën me një platformë të egër të dhunimit, terrorit psikologjik, ekonomik të gjithëanshëm ndaj tyre. Demokratët dhe demokratët, opozitarët dhe opozitare e Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, u përçmuan këto 10 vite më shumë se kurrë në 30 vitet e fundit. U përzunë nga vendi i tyre, u pushuan nga puna, ju mbyllën bizneset, ju hoq ndihma ekonomike, u detyruan të përcjellin fëmijët në dhera të tjerë, u trajtuan si armiq.

Në këtë kontekst mund të ju them se sot në një kohë kur në botë të drejtat dhe liritë e njeriut kanë marrë një dimension që nuk e kanë pasur ndonjëherë, as armiqtë e jashtëm nuk mund të silleshin më egër se sa sekti i rilindjes ndaj popullit opozitar.

Opozitarët dhe opozitarët gjithashtu u përballën këto 10 vite me një dhimbje të madhe për vendin e tyre, sepse Shqipëria nga Atdhe, nga një tokë e bekuar nga Zoti, u shndërrua në një vend të cilin 83% e shqiptarëve duan ta braktisin. Pamje e rëndë, pamja e dhimbshme që përjeton fëmija, kur sheh nënën e vet që keqtrajtohet”, tha mes të tjerash Berisha në Kukës.

SHKARKO APP