Berisha: Çfarë u thashë luftëtarëve të parë për Pavarësinë e Kosovës
“Legjendarët e kombit”, kështu i ka cilësuar, ish-Kryeministri Berisha, 20 luftëtarët e UÇK-së që morën pjesë apo dhanë jetën në çlirimin e Kosovës dhe u dekoruan sot nga Presidenti Bujar Nishani.
Kënaqësia për këtë dekorim duket se ka qënë tejet e thellë tek Berisha, pasi sot, ai e ka nisur mesazhin e tij kushtuar Kosovës, me një poezi të Agim Ramadanit.
“Mu shterrshin sytë nëse pushoj
Lirinë tënde me ëndërrue,
mallkue qoftë gjaku im
nëse m’vrasin pa luftue”
Më pas, ish-kreu i Qeverisë ka rrëfyer përjetimet e tij për Kosovën, jo vetëm si politikan dhe drejtues i qeverisë shqiptare, por edhe personale. “Që nga fëmijëria ime më e hershme, – shkruan ai ndër të tjera, – të gjitha betejat e mia imagjinare me armiq, zhvilloheshin vetëm me pushtuesit e Kosovës.”
Presidenti Nishani dekoroi legjendaret e kombit!
Te dashur miq, sot Presidenti Nishani dekoroi ne nje ceremoni solemne, ne prani te personaliteteve te larta shteterore nga Shqiperia dhe Kosova si dhe te familjareve te tyre, njezet komandante legjendar, luftetare lirie, personalitete te shquara qe flijuan jeten, shkrine energjite e tyre per lirine kombetare, pavaresine e Kosoves. Disa prej tyre kam patur fatin ti njoh dhe takoj. Por te gjithe ata ishin burra dhe gra qe besonin ne idealin per te cilin do flijonin jeten, do shkrinin energjite e tyre. Per ata, si dhe qindra dhe mijera te tjere te rene te kombit tone, dashuria per lirine, per Kosoven e lire e te pavarur, ishte me e fuqishme se sa gjthçka tjeter mbi toke.
Gjate ceremonise, ne mendje me erdhi nje takim i fillimit te viteve 90, vite gjate te cilave, pak qindra prej tyre qe nga viti 91 e ne vazhdim, kishin filluar vullnetarisht nen kujdesin e te dy qeverive, pra te Shqiperise dhe Kosoves, te merrnin njohuri baze ushtarake ne Shqiperi. Asokohe, une prita ne nje takim te zgjatur nje grup pre 35-40 prej tyre. I shikoja me adhurim. Ata po benin ate çka une kisha enderruar gjithe jeten time te beja. Qe nga femijeria ime me e hershme te gjitha betejat e mija imagjinare me armiq, zhvilloheshin vetem me pushtuesit e Kosoves!
Ne kete takim, luftetaret e lirise, me bene shume pyetje, se pari, cili ishte mendimi im per te ardhmen e Kosoves? Pergjigja ime ishte se, ate do ta percaktoje populli i Kosoves, se ne mbeshtesim te drejten e popullit te Kosoves per vetvendosje dhe nuk pranojme ndarjen e Kosoves. Ndonese vete isha mbruajtur dhe mekuar vetem me nje ide, ate te bashkimit kombetar dhe deri ne vitin 1991 une kisha konsideruar Kosoven si territor te pushtuar te Shqiperise qe duhet çliruar. Por, tani gjerat kishin ndryshuar. Kosova kishte udheheqjen e vet. Ne kushte terrori, populli i saj kishte votuar per Republiken e Kosoves, si shtet i pavarur kishte zgjedhur Presidentin, parlamentin, qeverine dhe per mua, perveç respektit te vullnetit te tyre, nuk kishte alternative tjeter. Ne kete takim theksova se Shqiperia nuk krijon konflikt te armatosur me Serbine dhe nuk krijon aleance ushtarake me vende te tjera te rajonit per te hyre ne lufte. Por ne rast se Serbia ben reprezalje dhe spastrim etnik ne Kosove, ne do reagojme si nje komb i vetem. Shqiperia nuk do njohe me kufije nderkombetar me Kosoven. Pak a shume, te njejten gje, qe une kam deklaruar dhe ne takimet e nivelit me te larte te atyre viteve.
Per sa kohe mendoni ju se do clirohet Kosova, ishte nje pyetje tjeter. U pergjigja se duhet durim dhe se clirimi i Kosoves don kohe, mundet dhe 8 – 10 e me shume vite. Nga fundi i takimit njeri nga te pranishmit drejton pyetjen direkt: "tani si perfundim, dua te di haptas nga ju, cfare do te besh ti per Kosoven"? Ne fakt une kete pergjigje e kisha te gatshme.
Ndaj menjehere u pergjigja se une 50% te kohes do punoje per Shqiperine dhe 50% te kohes do punoj per Kosoven. Ky ishte nje betim, nje vendim i imi qe ne ditet me te para te jetes sime ne politike sepse gjithe jeten e kisha ndjere veten, me trup e mendje ne Shqiperi por me shpirt e zemer ne Kosove.Tropoja ishte e shkeputur nga trungu i saj.
Me kete pergjigje u mbylle ai takim.
Disa muaj me pare, nje pjesmarres ne kete takim, me tregoi se ata, fill pasi u kthyen ne bazen ku sterviteshin, u mblodhen per te analizuar takimin, cdo fjale dhe fjali te tij. Ata pas nje debati te zgjatur dhe jo pa tone hera here te larta konkluduan se, me kete njeri qe na premtoj se, sa te jem ne politike gjysmen e kohes do punoj per Shqiperine dhe gysmen tjeter do punoj per Kosoven, jemi shume mire dhe nuk kemi çka te kerkojme me shume. Pothuaj me asnjerin, pervec dy prej tyre, nuk jam takuar kurre me, por fjalen e mbajta. Une punova 50/50, ndersa ata 100%.
Ne sot ju detyrojme atyre lirine tone kombetare! Ata dhe qindra e mijera luftetare te tjere te lirise firmosen me sakrificen e tyre sublime projektin e madh te qytetareve, te presidentit Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, te pavaresise se Kosoves. Zoti i bekofte te renet per lirine tone kombetare!! sb
p s: ketu me poshte keni listen e 20 te dekoruarve sot nga Presidenti i Republikes z. Bujar Nishani:
1. Ahmet Krasniqi
2. Salih Çekaj
3. Zahir Pajaziti
4. Tahir Zamaj
5. Agim Ramadani
6. Ekrem Rexha (Drini)
7. Luan Haradinaj
8. Bekim Berisha (Abeja)
9. Fehmi lladrovci
10. Xhevë Krasniqi-Lladrovci
11. Smajl Hajdaraj
12. Enver Maloku
13. Xhemail Mustafa
14. Shaban Manaj
15. Latif Berisha
16. Ukë Bytyqi
17. Ismet rraci
18. Agim Hajrizi
19. Haki Imeri
20. Indrit Cara