Berisha: Dako mbahet në burgun e të privilegjuarve, Rama bllokoi urdhrin e arrestit

Sali Berisha thotë se urdhëri për arrestimin e Vangjush Dakos është prerë që të premten (2 qershor). Përmes një postimi në facebook, Berisha nënvizon se sipas mesazhit të qytetarit digjital, Dako do të qëndrojë në një dhomë vip në burgun e Durrësit.

Postimi i plotë

Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhërin e arresit të Dakos. Rama e bllokoi atë! Gjushi mbahet në burgun e të privilegjuarve!

Përshëndetje doktor. Asnjë nuk e trajton se pse vendimi i arrestit është nxjerrë të premten me firmen e gjyqt. Kurse Ekzekutimi bëhet pas 4 ditësh. Kush e bllokoj? Sigurisht Rama! Kompromis?

Në burgun e Durrësit është bërë gati dhoma tek sektori shëndetësor. Përderisa po hetohen nga Spaku duhet të qendrojne ose tek 313 ose 302. Ai sektor po bëhet burgu i VIP-ve dhe të kujton paraburgimin e Eskobarit, ku ishte ky qe i përcaktonte kushtet, miqësisht .

SHKARKO APP