Berisha del në mbrojtje të Beketit te Agon Channel

 

Kerkesa e prokurorise per ta arrestuar pronarin e Agon Channel i akuzuar per pastrim parash ka sjelle reagimin e politikes. Ish kryeministri Sali Berisha i ka dalë sot ne mbrojtje pronarit të Agon Channel Beketi ndaj të cilit u shpall masa e arrestit në mungesë dhe i cili po hetohet për pastrim parash. Berisha e ka parë sot arrestimin si një dhunë ndaj medias e cila kishte denoncuar fallcifikimen e kartave të identitetit, zhvendosjet e zgjedhësve në Durrës, dhe implikimin e bashkëshortes së erion Velisë me pastruesin e parave rumuno gjeorgjan e të tjera skandale. Pikërisht për këtë ish kryeministri e ka krahasuar sjelljen e prokurorisë ndaj Beketit, me atë ndaj ish guvernatorit Fullani dhe  ish kryebashkiakut të Vlorës Gjika. më pas berisha u ka bërë thirrje edhe mediave të tjera të mos e kalojnë në heshtje këtë akt të paprecedent se ato janë të gjitha të kërcënuara. Rama është rrezik për lirinë e shtypit, tha Berisha i cili e mbylli fjalën e tij më një batutë: shumë shpejt Rama do të mbetet vetëm me Filip Cakullin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?