Berisha del nga Prokuroria: Te zyra e Bashës kishte njerëz të armatosur
Për më shumë se dy orë në Prokurorinë e Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha ka dëshmuar para dy prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Eljon Mazrekut në lidhje me protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu.
“Në deklaratën time theksova se për çdo shqiptar, për çdo mik dhe partner të Shqipërisë, shëmtira më kryesore akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin, ishte jo vetëm atë ditë. L
ulzim brava i rrethuar nga një bandë vrasësish trafikantësh pengmarrësish, fundamentalistësh. Kjo përbën momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një të narkoshtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin”, tha Berisha pas përfundimit të marrjes në pyetje.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta kundër Lulzim Bashës, teksa tha se në zyrën e tij kishte njerëz të armatosur më 8 janar.
“PD do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenarësh, vrasësish, trafikantësh. Emrat konkretë i keni të publikuar edhe në facebook tim, disa prej tyre. Besoj se momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë, tregonte gjithçka se ç’ndodh në narkoshtet.
Çështje tjetër që unë shtrova me forcë, si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës, përdorte dhe banda e Lulzim Bravës? Kjo ishte një dëshmi tjetër e një shkrirje, bashkëpunimi, të grupit të mercenarëve me narkobanditët me uniformë.
Emrat e mercenarëve, një pjesë i kanë ndaluar. Problemi është se armët i nxori nga selia, thuhet Lulzim Brava me mjetin e tij, megjithatë ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur në seli.
Ka foto, por jo vetëm. Kështu që nuk ka asnjë njeri sot që vë në diskutim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh të përbërë nga vrasës, trafikantë, fondamentalistë, në seli, si roje të Lulzim Bravës”, tha Berisha në dalje të Prokurorisë.
KOHA JONË SONDAZH

