“Berisha dënohet 10 vjet burg”

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje sot shqiptarëve nga foltorja e parlamentit që të mbajnë armë në shtëpitë e tyre, për të mbrojtur pronën dhe veten nga krimi.

Kjo deklaratë është bërë objekt I diskutimit edhe në emsionin Opinion.

Deputeti i PS, Alfred Peza tha se një deklaratë e tillë, sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe Kodit Penal dënohesh si më poshtë vijon:
Në nenin 73/6 të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet: “Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë sipas Kodit Penal, thirrja për armatosje cilësohet si krim kundër rendit kushtetues dhe si i tillë dënohet nga 5 deri në 10 vite.

Swiss Digital Mobile Reklama

Neni 222 i Kodit Penal, Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës
“Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo organizimi i forcave të armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime luftarake, me qëllim për t’iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga 5 deri në 10 vite.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=lbqu_jXkXoo” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?