Berisha denoncon blerjen e gjyqtarit Halluni. Po çfarë duhet të bëjë?

 

Sali Berisha ka postuar sot denoncimin e një qytetari shkodran i cili flet për mënyrën se si ështe blerë gjyqtari Halluni i cili liroi Arben Frrokun. Denoncimi nëse është i vërtetë përbën një skandal. Plot 8 njerëz të afërt pranë gjyqtarit janë graduar në hierarkinë e pushtetit të majtë duke treguar edhe njëherë se si një klan të fortësh e mbante peng qytetin më të madh të veriut me bekimin e krereve më të lartë të shtetit. Dhe se si ai mund të ketë ngritur këtë rrjetë merimange ndaj gjyqtarit Halluni. Kjo është një pistë që duhet ndjekur dhe një denoncim që duhet marrë seriozisht.

Por pavarësisht nga kjo denoncimi i Berishës mbetet politik. Thjeshtë një manovër për të përbaltur kundërshtarët. Nëse Berisha do të qe vërtet i shqetësuar, ai për këtë çështje duhet të vërë në lëvizje si ne raste te tjera, presidentin Nishani. KLD nuk mund ta kalojë në heshtje këtë histori.

Denoncimi i plotë i Berishës

“Une po e vendos si status me mirenjohe te thelle mesazhin e Franit, njerit prej nesh qe me shkruan per lidhjet me Ramen dhe Meten te kryetarit te trupit gjykues qe shpalli te pafajshem Arben Frrokun duke hedhur poshte deshmine e atij qe pa me sy dhe njohu vrasesin ne vendin e ngjarjes dhe makinen me te cilen u krye vrasja dhe targen e saj! Mesazhi juaj u deshmon shqiptareve se Gjykatesi troc Halluni zbatoi vetem porosine e Rames dhe Metes, qe vrane per se dyti komisarin Lamaj. Frani ne mesazh shkruan:

“Z. Sali Berisha nuk di a i ke marr vesht te mirat qe i ben Edi Rama dhe Ilir Meta Dritan Hallunit ne Shkoder per favoret e Arben Frrokut:

Kryetar i Partise Socialiste Shkoder – Andi Halluni (djali axhes Dritan Hallunit)

Kryetari i LSI Shkoder – Senad Halluni (djali axhes dritan hallunit)

Drejtori i OSSHEE Shkoder – Andi Halluni

Drejtori i repartit Maternitetit Spitali Rajonal – Senad Halluni

Pergjegjes Dogana Hani Hotit – Helidon Halluni

Drejtoria e tatitmeve Shkoder – Kunati i Dritan Hallunit

Drejtoria e Tatimeve shefe kontrollit _ motra e Dritan Hallunit.

Te gjithe fisin e Dritan Hallunit e kane perkrah per te favorizu Arben Frrokun”

SHKARKO APP