Berisha denoncon: Kërcënime politike ndaj administratës shtetërore
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook formularin e PS që u është dorëzuar nëpunësve të administratës shtetërore. Berisha shprehet se administrata po kthehet në vegël elektorale të Rilindjes.
Në mesazhin e publikuar në Facebook. Berisha shprehet: “Evin Hajduti shëndërron administratën në vegël elektorale! Lexoni mesazhin shikoni formularin e punonjësit dixhital. Sb Zoti Berisha përshëndetje. Jam një drejtor në administratë. Ky është formulari që i ka shkuar administratës dje. Na kërkohet që secili nga nëpunësit të plotësojë nga 150 emra me nr karte e më të gjitha për votat. 150 emra për 4 dite secilit kohë. Përndryshe na kërcënojnë me heqje nga puna. Ju lutem bejeni publike”.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1700172473476986