Berisha, deputetëve që dolën kundër Bashës: Bashkohuni me ne!

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje deputetëve demokratë që dolën kundër Lulzim Bashës pas daljes së rezultatit të 6 marsit të bashkohen me të. Berisha deklaroi se qytetarët shqiptarë i dhanë përgjigjen Bashës se nuk e pranojnë opozitën fasadë të Ramës.

Ai tha se ka vetëm një kusht për bashkimin e demokratëve dhe ai është vota e lirë dhe e ndershme.

Kam ndjekur zhvillimet brenda selisë dhe Lul Bravës dhe bunkerit të blinduar. Vlerësoj qëndrimet e deputetëve. Sapo konstatuan qëndrimin e elektoratit shqiptar se brava opozita është false, ata shpresën qëllimet e tyre të drejta.

Kërkuan vendime të cilat Lul Brava nuk i merr kurë se nuk e lejojnë. I ftoj të bashkohen me PD dhe të kontribuojnë në konsolidimin e saj. I garantoj se ligji dhe i vetmi kusht i këtij bashkimi është edhe mbetet vota e lirë. Kushdo që pranon votën e lirë si mekanizëm, bashkimi mes demokratëve është i mirëpritur të bashkohet me ne”, tha Berisha.

SHKARKO APP