Plas në Kuvend! Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Ka nisur me përplasje seanca e sotme plenare në Kuvend.

Deputetët e PD me në krye Sali Berishën i janë drejtuar foltores së Kuvendit. Kryetarja e parlamentit i ka tërhequr vëmendjen, por Berisha i rrethuar nga deputetët e PD ka bllokuar foltoren.

Rreth tij është mbledhur dhe garda.

Ditën e sotme, 16 deputetë të PD-së, mes tyre edhe Berisha i kërkuan Kuvendit të ndryshonte rendin e ditës për të futur si temë të parë diskutimi çështjen “McGonigal” dhe mbledhjen e konferencës së kryetarëve në orën 11:00, por kjo kërkesë nuk u pranua.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Ramës, se i ka dhënë para McGonigal për të sulmuar opozitën.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, këto ditë Shqipëria gjendet në epiqendër të një cikloni që do pushtonte çdo vend të madh. Kryeministri i Shqipërisë, ministrat e tij, këshilltarët, janë të implikuar direkt në një aferë korruptive në korruptimin e njërit prej njerëzve me njohuri të një institucioni më sensitiv në SHBA për sigurinë e këtij vendi dhe të vendeve të lira. Prej muajsh një juri ka urdhëruar hetimin e çdo mesazhi, takimi, udhëtimi, çdo dhurate, çdo e-maili dhe gjithçka tjetër midis Mcgonigal dhe Duçkës, Nezës dhe Ramës.

Kjo juri e citon në vendimin e saj Edi Ramës dhe vetëkuptohet se për të bërë një kontroll të tillë, nuk bëhet pa vendosur nën hetim personat e sipërcituar. Skandali shpërtheu në mënyrën më të fuqishme pas arrestimit në aeroportin e SHBA të ish-zyrtarit nga FBI, i cili akuzohet se në raport me kryeministrin e Shqipërisë ai ka fshehur, manipuluar, falsifikuar, dokumente. Akuzohet se ky njeri i pafytyrë, pa karakter, që ka shkelmuar interesat e vendit të tij, ka marrë porosi me para nga zyra e kryeministrit shqiptar, për të hetuar lobimin e opozitës. për të manipuluar. Jemi këtu ne dhe qëndrojmë sot deri pasnesër ne drekë. Ky kryeministër ka kryer një krim të shëmtuar. Në vend që ta denonconte në vendin e tij, e ka përdorur kundër opozitës, për manipulime, kundër saj. Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut, apo në Venezuelë.”, tha Berisha.

SHKARKO APP