Berisha dhe Meta lënë selitë dhe u bashkohen protestuesve në bulevard
Kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL-së kanë lënë selitë e partive të tyre dhe u janë bashkuar protestuesve në bulevardin para Kryeministrisë.
Me thirrjet kundër Edi Ramës dhe i shoqëruar nga qytetarë të shumtë, Berisha ka marshuar drejt Bulevardit, teksa ndryshe nga herët e tjera mediat nuk do të lejohen të jenë pranë tij.
Ndërsa Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë për qytetarët dhe pjesëmarrësit në protestë, teksa doli nga selia e partisë së tij.
“Dita me diell duket që në mëngjes! Asgjë nuk e shpëton krimin dhe korruptuesin. Asgjë s’e shpëton. Mesazhin e sotëm e jep populli. Edi Rama është i rrëzuar. E di që është një fajtor dhe që nuk do t’i shpëtojë dot llogaridhënies. Është një fillim pakti. Është një ndryshim që do ndodhë me çdo çmim, në mënyrë që të mos i dëbojë Edi Rama fëmijët e shqiptarëve, por të ikë njëherë e mirë, një orë e më parë nga zyra e kryeministrit. Apeli im është të gjithë të dëgjojnë zërin e popullit”, tha Meta.