Berisha dhe Meta mbyllin fushatën në Lezhë: Të dielën votoni për Pashk Gjonin

Sali Berisha dhe Ilir Meta, po mbajnë takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Lezhë ku kërkuan edhe njëherë që të votohet për kandidatin Pashk Gjoni. Berisha është shprehur se Gjoni është njeriu që i do qytetarët e Lezhës me gjithë zemër teksa shtoi se të ardhurat e bashkisë, ai do t’i shndërrojë në shërbime për lezhjanët dhe familjet e tyre. Po ashtu Berisha nuk i kurseu akuzat në drejtim kryeministrit Edi Rama, po dhe kreut aktual të bashkisë, Pjerin Ndreu.

“Cilin ka këtu Edi Rama? Ka Pjerin Ndreun. A e dini ju se Ndreu ka 4 vite që nuk vendos shtatoren e Heroit tonë kombëtar në shesh me urdhër të Edi Ramës. Po ka llogjikë, ka gjë më të turpshme se kjo. Sikur Skënderbeu të jetë pronë e tyre, plaçkë e tyre dhe mund ta trajtojnë si të duan. Ky është një turp i madh dhe unë do ti them Pjerin Ndreut këto fjalë; se Pashk Gjoni, një nga aktet e para do të të heqë qytetarinë nga Lezha, do të të përjashtojë, do ta ç’regjistrojë nga gjendja civile.

E dyta, qeveria demokratike do të të heqë edhe shtetësinë shqiptare dhe bashkë me Safet Gjicin do të mbeteni apartidë, pa atdhe. Ndaj dhe shërbëtor i Edi Ramës, të duken lezhjanët si talebanë, sigurisht se i ke vjedhur, i ke vjedhur, i ke vjedhur, ke frikë, tmerr prej tyre. Si mund të ju thuash talebanë qytetarëve të tu, se kanë bindje të ndryshme politike. Jo miqtë e mi, kjo është frika e hajdutit që ka futur duart në paratë tuaja, në pronat tuaja dhe e dinë se do ta kapim për zverku dhe do ta flakim në datën 14 maj”,-tha Berisha.

SHKARKO APP