Berisha dhe Meta ”sfidojnë” njëri-tjetrin, takime në të njëjtën orë
Opozita si kurrë më parë nuk ka qenë kaq aktive si sot. Kreu i PD-së, Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë njoftuar takime me qytetarët në kuadër të aksionit opozitar.
Berisha shkruan në rrjetet sociale se në orën 19:00 do të zhvillojë një takim me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar mbi problematikat që hasin fëmijët në shkolla.
Në të njëjtën orë, Ilir Meta do të jetë në Vlorë, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të partisë së tij. Mbetet për t’u parë se cili prej tyre do ketë shikueshmëri më të madhe.