Berisha: Dielli nuk lindi për Bajon. Ata që lëshojnë pshërtima hipokrizie…

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka shprehur ngushëllimet familjes Bajo për humbjen e madhe. Përmes një mesazhi të ndjerë, Berisha thotë se atij i mungoi gjaku që mund të ishte edhe shpëtimtar. Ish-kryeministri nuk ka nguruar as të sulmojë ata që sipas tij, lëshojnë pshërtima hipokrizie për vdekjen e tij dhe që udhëtojnë për vete me avion në dispozicion me paratë e takspaguesve.

Postimi i plotë

Të dashur miq, Covid-19 ndërpreu parakohe krijimtarinë dhe jetën e skulptorit të talentuar Arben Bajo, që luftoi për ditë të tëra në spital me sëmundjen e rëndë.

Atij në sistemin e shpartalluar mjekësor i mungoi gjaku që mund të ishte edhe shpëtimtar dhe ata që lëshojnë sot pshërtima hipokrizie për vdekjen e tij dhe që udhëtojnë për vete me avion në dispozicion me paratë e takspaguesve, vazhduan vakancat dhe nuk i siguruan gjakun që i nevojitej Arbenit dhe nuk e dërguan në një qendër më të specializuar me sistem qarkullimi jashtëtrupor që edhe mund ti shpëtonte jetën.

Miq, Arben Bajo ishte pedagog i Universitetit të Arteve dhe njëri prej skulptorëve më të talentuar të gjeneratës së tij. Veprat e tij të ekspozuara brenda dhe jashtë vendit u çmuan dhe u vlerësuan me interesin e merituar. Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes dhe miqëve e të afërmve të të ndjerit Arben Bajo dhe lutem që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar! Ngushëllime.

SHKARKO APP