Berisha: Do kërkojmë në Kuvend faljen e të gjitha gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë elektrike
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbledhur grupin e deputetëve të Partisë Demokratike.
Në fjalën e tij, Berisha u ndal te propozimi në lidhje me anulimin e gjobave për ndërtimet pa leje.
Ai tha se çdo gjobë e paguar do të kthehet dhe do të kërkohet falje e të gjithë gjobave e kamat-vonesave për energjinë elektrike për shtresave në nevojë dhe bizneset e vogla.
“Në 100 ditët e para do të përcaktohet kuadri i ri ligjor i proporcionimit të çmimit të energjisë në përputhje me rrogat e pensionet. Nuk mund të paguajnë një rrogulët apo rrogëmesëm, aq sa rrogëlarti.
Atij do t’i garantohet minimumi bazë i energjisë për funksionim e familjes. E kemi fashën me të cilën paguhej 7 lekë energjia, përfshinte shumicën dërrmuese të familjarëve në Shqipëri. Tarifa do të jetë edhe me e ulët. Në 100 ditët e para do ta shndërrojmë në ligj”, tha ai.