Berisha: Do të ulim në 70 lek çmimin e energjisë. Emigrantët të regjistrohen për të votuar

Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryesinë e partisë, ku në fokus të diskutimeve ka qenë diaspora dhe procesi i votimit nga ana e saj. Teksa foli për mazhorancën, Berisha u shpreh se ata nuk kanë program, por vetëm mashtrime. ”Nuk u ofrojnë asgjë qytetarëve, përveç cinizmit të tyre, përveç përçmimit”, tha Berisha. Po ashtu kreu i PD, tha më tej se do të ulin në 70 lekë çmimin e energjisë.

”Modeli ynë: Enti Rregullator i Energjisë do të vendosë, do të rikthejë jo 77, por 70 lekë 300 kilovatët e parë. 100 lekë, jo 115 fashën e dytë. Kurse bizneset do të zbresin përsëri në 60 lekë”, tha Berisha. Në fund të fjalës së tij, i bëri thirrje diasporës dhe emigrantëve kudo që janë, të regjistrohen në portalin e KQZ-së, për të pasur mundësinë që të votojnë.

”Është e vërtetë që ka vështirësi, pse e tek, auditi ynë, një grup i yni po bën auditin e platformës dhe me shpejtësi do të na informojë se ku qëndrojnë problemet. Por përsëri, thirrja ime është: Mos e humbni durimin! Aplikoni dy, tri herë, deri sa të regjistroheni. Përveç kësaj, PD ka hapur portalin e saj në të cilën cilido që kërkon të mësojë më shumë, për procedurën e regjistrimit, regjistron emrin aty dhe në mënyrë automatike merr të dhëna të sakta, të plota, se çfarë procedure duhet të ndjekë, për t’u regjistruar në KQZ”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?