Berisha: Dosjen për arrestimin e Ilir Metës do ta çojmë në Hagë
“Nuk ka dyshim që është proces politik. Është bërë botërisht e njohur se drejtësia është një armë në duart e diktaturës. I tillë është rasti i rëndë Salianjit. Rast të cilin do ta paraqesim në të gjitha instancat ndërkombëtare sepse ai është aty për të denoncuar krimin. I tillë është rasti i kreut të Partisë së Lirisë. Ne do të dërgojmë dosjen në Hagë. Do punojmë me PL për të dërguar dosjen e tij në Komisionin antitorturë të Gjykatës së Hagës. Ishte një keqtrajtim shtazor publik, një torturë publike. Me juristët më të mirë ai rast do t’u paraqitet të gjitha instancave si rast i hakmarrjes, i torturës publike, rast i pandodhur ndonjëherë”, ka thënë kreu i PD-së, Sali Berisha ditën e sotme.