Berisha: Drejtësia e re e ndërtuar mbi racizëm krahinor dhe në shërbim të partisë

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka lëshuar akuza të ashpra ndaj institucioneve të reja të drejtësisë të ndërtuara dhe atyre që po ndërtohen pas procesit të vettingut, duke e konsideruar drejtësinë e re si të ndërtuar mbi racizëm krahinor dhe në shërbim të partisë.

Ai komentoi dhe arrestimin e gjykatëses së Krujës nga SPAK, por nuk e konsideroi atë një sukses të madh, duke shtuar se politikanët kanë prekur mekanizmin elektoral dhe nuk kanë hasur asnjë problem me drejtësinë.

“Kam votuar ndryshimet e reformës me shpresën se qytetarët do të merrnin drejtësinë që meritojnë, por u kalua në drejtësinë e partisë. Sot, përzgjedhja për shkak të vettingut nga lart poshtë, përzgjedhja është politike, siç dëshmoi Komisioni i Venecias në raportin e tij për reformën.

Duke mbështetur çdo akt të zbatimit të ligjit, nuk mund të pranoj si sukses të madh dënimin e një gjykatëseje që e meriton plotësisht, e cila është po aq kriminele sa kriminelët që ka liruar, në një kohë kur politikanët i kanë prekur këtij vendi mekanizmin elektoral, kalojnë nga SPAK-u pa i hyrë ‘ferra në këmbë’. Drejtësia është ndërtuar e gjitha mbi racizmin krahinor, mbi parimin ideologjik të drejtësisë për partinë” u shpreh Berisha.

SHKARKO APP