Berisha u drejtohet mediave: Pasqyroni të dyja palët e jo vetëm të qeverisë dhe prokurorisë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi sot se procesi monstruoz politik që kryeministri Edi Rama ka nxitur kundër tij dhe familjes së tij po synon të godasë reformat e suksesshme të bëra në vitet e qeverisjes së PD-së.

Pyetjes së një gazetari “a do të ketë protesta?”, Berisha iu përgjigj se “të gjitha janë në tryezë. Rama dhe skapistët po bëjnë gjyqin e reformave të suksesshme të PD-së”.

“Asnjë gjë nuk është jashtë tavolinës, të gjitha janë në tryezë, – tha kryetari i PD-së. – Ne, siç e shihni, kemi të bëjmë me një proces monstruoz politik. Kur Edi Rama, me dy “skapistë” dhe një tjetër, vënë në tryezë reformat e suksesshme, sepse ajo ekonomi, për dijeninë tuaj, atë vit që janë emetuar bonot, jo për shkak të bonove, ka pasur një rritje prej 8.3 përqind sipas institucioneve ndërkombëtare!

Swiss Digital Desktop Reklama

U them atyre që kapin penën dhe shpifin duke cituar “dacibaon” e Prokurorisë, vetëm sa baltosni moralin tuaj, sepse një gazetar është i detyruar që të paraqesë, nëse i intereson e vërteta, të dy variantet, të dyja palët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krijojnë narrativa nga më primitivet…. ky djalosh me 113 metër katror, doli me 5.2 milionë euro!!!  Gjithçka e bazuar në shpifje, gjithçka e bazuar në turpin e fshehjes së dokumenteve.  Gjithçka e bazuar në manipulimin e dokumenteve. Se një djalosh tjetër, në të njëjtat kushte, absolutisht mund të dilte të paktën edhe 20 përqind më shumë, por ky zgjodhi atë rrugë. Kaq!”​

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?