Berisha duhet ta pranojë 18 dhjetorin dhe ta sfidojë në Kuvend, Bashën
Lulzim Basha ka kryer një lëvizje shahu politik dinak e shumë djallëzor. Natyrisht që me dikë është konsultuar, pasi vendimi fut në kurth demokratët. Sidomos Berishën të cilin e provokon që të mos shkojë me 18 dhjetor duke aluduar se ka frikë dhe nuk guxon të përballet me Bashën.
Lulzim Basha deklaroi se do ta mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD-së me 18 dhjetor. Ndërkohë Berisha dhe delegatët, siç thuhet mbi 4200 të tillë, kanë kërkuar 11 dhjetorin si Kuvend.
Por lëvizja e fundit e Bashës nuk duhet të hutojë apo xhindosë ish-kryeministrin Berisha dhe pasuesit e tij.
Ai duhet ta pranojë sfidën, ndonëse hileqare për 18 dhjetorin.
Dhe nëse ka, siç deklaron ai se janë firmosur me shumë se gjysma e delegatëve, të shkojë në kuvendin që vendosi Basha. Dhe ta sfidojë hapur e live në Kuvend.
Edhe duke ndryshuar axhendën e Kuvendit që në fillim, nëse ka PD-në dhe delegatët siç thotë Berisha.
Me siguri Basha dhe pasuesit e tij do ta braktisin sallën e Kuvendit me 18 dhjetor, kur shumica të ndryshojë axhendën dhe të votojë për ndryshime në statut,etj.
Ndaj Berisha duhet të pranojë 18 dhjetorin.
Në të kundërt humbet kuotat publike të momentit.
Dreqnisë i duhet përgjigjur me dreqni!
KOHA JONË SONDAZH

