Berisha paraqitet në SPAK, mobilizon militantët në protestë para Prokurorisë së Posaçme

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, pasi Apeli i GJKKO-së vendosi masën detyrim paraqitje për të.

Në mbërritje, Berisha nuk ka komentuar për mediat, por ka thënë shkurt: “do të flas kur të dal”. Ndërkohë, jashtë SPAK janë mbledhur dhjetëra demokratë, në mbështetje të kryetarit të PD-së. Me thirrjet “Poshtë diktatura”, ata ndoqën Berishën teksa hyri në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku qëndroi vetëm pak minuta.

“Organizata kriminale, SKAP-i i partisë, kërkon që Berisha t’i rikthehet arrestit në shtëpi për shkak se jo prish provat, por sepse ka sulmuar gjykatësen dhe prokurorët.
Berisha i ka sulmuar e do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe kurrë njerëz të ndershëm.
Dumani është kryekriminel elektioral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz elektoral. Aty unë gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Dumanit. Gjeta aty lali vjedhësin. Gjeta aty Ulusiun, po zihej me Dumanin”, tha Berisha pasi doli nga SPAK-u.

SHKARKO APP