Berisha e akuzoi për lidhje me rusët, Fleckenstein merr postin e rëndësishëm në Shqipëri
Knut Fleckenstein, ish-eurodeputeti dhe ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka marrë një detyrë të rëndësishme në vendin tonë. Së fundmi ai është emëruar këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, për Integrimin, këshilltar i Gramoz Ruçit.
Kush është Knut Fleckenstein dhe përplasjet me Berishën:
Knut Fleckenstein është një politikan i njohur gjerman, anëtar i Partisë Social Demokratike, në Gjermani. Ai ka qenë edhe deputetet në Parlamentin Europian dhe deri në vitin 2019, në të cilën ka raportuar edhe për Shqipërinë. Por, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të shumta ndaj tij, pasi është shprehur se ai ka qenë i lidhur me rusët.
“Erdhi ky në Tiranë, Knuti në verë dhe takoi shoqërinë civile. 5 organizata, që të 5-ta të sponsorizuara nga Soros dhe u tha mos u mërzisni se Saliun e nxisin rusët. Ndërkohë që vetë i ka lidhet me rusët vetë të dokumentuara.”, ka deklaruar Berisha në vitin 2019 për të.
Ndërsa ai iu përgjigj: “Kam shumë respekt për Berishën, ndoshta më shumë sesa mendoni ju dhe këtë e kam me të vërtetë. Por ama do të doja që t’i kërkoja të mos fliste më për këto përralla sorosiane, e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni. Zoti Berisha nuk është i dobët”.
Nga ana tjetër, Fleckenstein ka pasur qëndrime të ashpra edhe për opozitën, sa i përket krizës poltike, që ka nisur që prej vitit të kaluar. Pas një takimi të zhvilluar në shkurt të 2019, me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, ai u shpreh se ishte tejet i zhgënjyer nga ajo. Ky reagim i tij erdhi pasi Kryemadhi u shpreh se opozita e kishte marrë vendimin për bojktimin e parlamentin dhe nëse evropianët nuk e kuptonin këtë nuk ishte faji i tyre.
“Unë u befasova dhe u zhgënjeva nga kryetarja e LSI. Me një fjali në fund të takimit, ajo na tha, se ata e kanë marrë vendimin e tyre që në Shqipëri ka nevojë për shembjen e pushtetit dhe nëse europianët nuk e kuptojnë këtë gjë, ky është problemi i tyre. Ata në Bruksel që marrin vendim duhet ta kuptojnë se në cilën anë gjenden secili prej nesh”, ka treguar eurodeputeti”, tha ai.
Ky qëndrim i Fleckenstein solli edhe një reagim tjetër të ish-kryeministrit Berisha, i cili tha se arsyeja e këtij qëndrimi kritik është një histori rozë.
“Nuk i takonte Knutit të thoshte atë që tha për Monikën. Se tani nga darka ka dalë diçka tjetër. Gosipi është gosip. Tani nga darka qyteti fliste për një histori “cherchez la femme”. Ai mllef kundër Monikës, thonë se diku ajo i ka prishur punë. Po të ishte menduar më mirë ai do ti kishte tërhequr ato fjalë” – u shpreh Berisha në emisionin e Artur Zhejit, në atë kohë. Sa i përket postit të ri, ende nuk ka asnjë reagim nga palët politike në vend. /Dosja.al/