Berisha e akuzon për dasmën, Veliaj: Unë të paktën s’martohem me kushërirën
Gjatë seancës së sotme plenare, Sali Berisha ka sulmuar edhe ministrin Erion Veliaj, që do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës.
Sipas tij, Veliaj është përgjegjës për ikjen e shqiptarëve nga vendi.
Ai i kujtoi Veliajt edhe dasmën, duke thënë se në mënyrë të turpshme, ai deklaroi se e bëri atë me kursimet e mamasë.
Por, Veliaj i është përgjigjur duke i kujtuar martesën e të birit me kushërirën.
“Ti e ke të vështirë të flasësh për martesat.
Ne të paktën s’jemi martuar me kushërirat”, tha Veliaj, duke iu referuar martesës së Shkëlzen Berishës./