Berisha e akuzon se ka pazar me Ramën, Lulzim Basha: Gënjeshtër!
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim me mediat ka hedhur poshtë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ato të kryeministrit Edi Rama, për pazare.
Basha tha se nuk është kukull e Sali Berishës apo dhe se nuk është peng i Ramës.
“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para gënjeshtër, e dyta s’do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. PD po ecën përpara. Do i prijë betejës popullore dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë që sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i çdo demokrati dhe këtij do t’i qëndrojë me përkushtim”, tha Basha.