Berisha e lë jashtë koalicionit “Shqipëria Madhështore”, rebelohet i madhi, Gjergj Luca

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Për atë, Gjergj Lucën, edhe e vetmja shpresë që kishte për të marrë pjesë në projektin e madh të “Shqipëria Madhështore”, i dështoi. Mes 26 partive aleate, Luca është lënë jashtë dhe bashkë me të, mbeti jashtë edhe kontributi që ai ishte gati të jepte për të ardhmen e Shqipërisë që premton për ditën e madhe që premton ky koalicion partish të vogla.
Me një ndjenjë rebelimi që vetëm ai mund ta shprehë me artin e tij të rafinuar, Luca reagon i indinjuar: “Tre ditë ika unë nga Shqipëria dhe aty u bë nami.” Qenka dashur vetëm tre ditë mungesë që koalicioni të shpërthente në madhështi pa të! Sa e padrejtë! Sa tragjike! Imagjinoni ç’mund të ndodhte po të mungonte një javë!… shkruan Luca në postimin e tij në rrjetet sociale ku ai flet me ndjekësit duke komentuar të gjithë aleatët e Berishës një për një.

Doktori, i cili ka ndërtuar këtë superkoalicione për këtë supërsfidë të 11 majit, nuk e ka parë të udhës të ftojë Lucën në këtë festë historike të ribashkimit ideologjik. Pse? Vallë nga frika se me praninë e tij do të bëhej edhe më madhështore seç mund të përballohej? Apo ndoshta, në këtë koalicion të jashtëzakonshëm, kishte tashmë mjaftueshëm ngjyra, tone dhe dramacitet, sa një Luca më shumë do ta bënte të pamenaxhueshëm situatën?
Dhe ndërkohë që Berisha, i frymëzuar nga lavdia e viteve 2005-2008, i kujton skeptikëve se “Shqipëria Madhështore” është një mision me rrënjë të thella, Luca rri në pragun e historisë, duke parë nga jashtë, si një hero i pashfrytëzuar, si një idealist i përjashtuar. A do të ndodhë ndonjë mrekulli? A do të ketë një vend edhe për të në këtë ansambël epik?
Apo do të mbetet në histori si njeriu që e deshi shumë Shqipërinë Madhështore, por Shqipëria Madhështore nuk e deshi atë?
AV

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?