Berisha: Edi Rama dhe Qeveria po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se po “rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare, buxhetet familjare”, pasi fondet publike po shkojnë për inceneratorët.
“Rënie të shpejtë të gjendjes ekonomike të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë për shkak të çmimeve stratosferike të krijuara në mënyrën më artificiale nga bordet e Edi Ramës. Për shkak të përdorimit të të ardhurave buxhetore, nga Edi Rama dhe qeveria e tij në funksion të vjedhjeve dhe shpërdorimit të tyre masiv siç është rasti i disbursimit të vazhdueshëm të fondeve publike mbi veprën e krimit tashmë të cilësuar e tillë, djegësat e Fierit dhe Tiranës.
Siç është rasti i prokurimeve, i Korridorit Blu apo “korridorit të hajnisë”.
Të gjitha këto po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare, buxhetet familjare dhe ajo që po e ndien në mënyrën më të fuqishme për fat të keq është dhe sektori më kryesor, turizmi”, tha Berisha në një dalje për mediat nga selia blu.
KOHA JONË SONDAZH

