Berisha: Edi Rama e flaku ambasadoren Kim si limon të shtrydhur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi ditën e sotme para gazetarëve se Edi Rama e flaku ambasadoren e ShBA-ve, Yuri Kim si limon të shtrydhur.

Ndër të tjera Berisha tha se ambasadorja Kim ka folur me ofendime e kërcënime ndaj demokratëve.

“Në këtë rast dua të theksoj, se kemi të bëjmë me një flakje të një limoni të shtrydhur.

Në 100 vite marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve s’ka pasur ndonjëherë diplomate amerikane që t’i ketë dëmtuar më shumë marrëdhëniet me Amerikën sesa ajo. Sjellja e saj s’ka asnjë të përbashkët me vendet perëndimore.

Kërcënimet, ofendimet e saj ndaj demokratëve se do hanë bar nëse mbështesin Sali Berishën, në kundërshtim me çdo konventë ndërkombëtare, janë akte të shëmtuara të saj, për të cilat garantoj vendin mik se mos të kishin qenë dy faktorë, ndjenja dhe admirimi im për SHBA, zonja në fjalë nuk do ishte toleruar kurrë. Me protesta paqësore do ishte kërkuar largimi i saj sa më shpejt nga Shqipëria. E lejoi veten si të ishte President, madje më lart, se Presidenti këtu s’mban asnjë fjalë. Ajo gjeti klikën e delikuentëve, të kapur nga droga si Rama dhe hoqi fijet e tyre, derisa më në fund tha se do emëronte dhe shefin e SKAP-it të partisë.

S’besoj kurrë, se një diplomat mund të sillet në atë mënyrë. Bëri gjithçka për të dëmtuar imazhin e shkëlqyer të SHBA në këtë vend. Por, largimi i saj, mund t’i ketë mbaruar dhe mandati por fakti që Rama e lajmëron këtë është e paparë në 100 vite marrëdhënie me Amerikën”,- thotë Berisha.

SHKARKO APP