Berisha: Edi Rama vetëm vjedh! Një italian i akuzuar merr 300 mijë euro në muaj nga qeveria

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se buxheti i vitit 2022 do të hyjë në histori si buxheti i vjedhjeve.

Berisha kërkoi nga kryeministri Rama që të bëjë publike çmimet me të cilat do të blejë dronët e satelitët.

Për Berishën, përësore është që të rriten rrogat e ushtarëve, policëve e mjekëve, e më pas të shkohet te dronët e satelitët që ka premtuar kryeministri Rama.

“Buxheti i 2022 do të mbetet në histori si buxheti i vjedhjeve më të mëdha qeveritare. Si buxheti i shpërdorimeve dhe abuzimeve më të mëdha. Ju vidhni me valixhe, vidhni me çdo mjet. Si ka mundësi që një sipërmarrje me të arrestuar vijon të marrë 1 milion euro në javë. Një italian që është i akuzuar dhe vijon merr 300 mijë euro nga qeveria. I merr se janë të kryeministrit. E dini ju që ky kryeministër në kundërshtim me kushtetutën i ka dhënë vetes të drejtën e konfiskimit.

Ai vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Thuaju shqiptarëve, kush e përcolli Amant Josofin për në Dubai. Pastaj gënjen shqiptarët po blej drone, po blej satelite. Sa po i blen dronet? Nuk e tregon çmimin sepse vjedh. Sa kushtuan zoti Majko, sa kushtuan ato 6 drone. Sekret. Sekret sepse vjedhin. Kush e kontrollon hapsirën ajrore. Janë gjysma e ushtarëve që nuk jetojnë dot me pagën mizerabël që marrin. Të rriten rrogat e ushtarëve, të policëve e të mjekëve, pastaj të shkohet te satelitët Ja paska ardhur ky badiguardi i Edi Ramës. Në atë votimin çfarë roli luajte ti? Po ja kjo është pyetja që kam unë për ty”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP