Berisha: Edvin dhe Karlo në një megavjedhje shtetërore
Nga Sali Berisha
Edvin Hajduti shfrytëzon epideminë për të firmosur VKM nr. 368 dt 6.5 2020 e vjedhjes shtetërore të tij së bashku me Karlo Malavitën, të 5000 m2 tokë truall privat të parashikuar për gjimnaz – dhe objekteve të ndërtuara mbi, u prish kontratat e qirasë!
- Vjedh tokën e pronarëve autoktonë tiranas dhe ia fal Karlo Malavitës si ta kish të të atit.
- I vjedh gjimnazin, Njësisë bashkiake nr. 7 me mbi 50,000 banorë për t’ia dhënë Bollinos.
- Shkel ligjin e kthimit të pronave, që detyron shtetin të mos japë toka të tretëve deri në përfundim të procesit të kthim-kompensimit të pronave;
- Vjedh me Karlo Malavitën haptas tokën (që ka qënë private) edhe objektet e ndërtuara me taksa publike (privati që ka tokën, shteti i kërkohet t’i blejë objektet publike me çmim të kripur, ndërsa me Karlo Malavitën që nuk kanë as tokën, edhe objektet i marrin falas?!)
- Vjedh me Karlo Malavitën objektet. Tani pasi marrin tokën dhe objektin, Rama nxjerr edhe vendim për t’i shembur objektet që ia ka dhënë me qera?!
Ky është korrupsion, vjedhje shtetërore e hapur. Është shpërdorim detyre.
Edvin Hajduti dhe Karlo Malavita, larg duart nga pasuritë e të tjerëve.
Sot nuk ka ligj, por nesër ligji do të bjerë mbi ju për krimin e lartë shtetëror që kryeni.
Ju bëj thirrje 50,000 banorëve të zonës që mbeten pa gjimnaz, të ngrihen në mbrojtje të interesave të fëmijëve të tyre!
Shënim: Redaksia e “Koha Jonë” është e hapur për të pasqyruar dhe reagimin e gazetarit Kalo Bolino.

KOHA JONË SONDAZH

