Gazmend Bardhi: ”Berisha erdhi në zyrën time, biseda është e regjistruar”
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka zbuluar detaje nga takimi që ka patur me Sali Berishën. Ai thotë se bisedën e kanë bërë në zyrën e tij dhe është e regjistruar. Po ashtu Bardhi thekson se ish-kryeministri ka një 1 muaj që punon për shkarkimin e Alibeajt.
”Berisha erdhi në zyrën time, biseda është e regjistruar. I deklarova se e njoh realitetin e ri ligjor, nuk pengoj askënd të përdorë selinë, por mbështes padinë.
Berisha tha se Gjykata duhet respektuar ndërsa shtoi se njihte të drejtën për të kundërshtuar vendimin e zotit Zhukri.
Berisha ndryshoi rrugës, ka një 1 muaj që punon për shkarkimin e Alibeajt. Berisha ndryshe vepron dhe tjetër gjë thotë”- deklaron Bardhi.
Pra që të regjistrohen bisedat në zyrat e PD-së në mënyrë të fshehtë kjo qenka risi në atë seli.