Berisha: Fermeri me pension, çdo i moshuar në fshat me minimum jetik

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes, shprehu shqetësimin për injorimin të sektorit të bujqësisë nga qeveria. Sipas tij prodhimi kryesor ka qenë kanabisi dhe droga, duke lënë pas dore prodhimet bujqësore.

Berisha tha se çdo fermer do të ketë pension dhe çdo i moshuar në fshat do të trajtohet me minimum jetik. Buxheti për bujqësinë dhe blegtorinë do të trefishohet dhe do të arrihet niveli i vendeve të rajonit.

Ai kërkoi subvencione për çdo bimë, kokë bagëti dhe prodhim, dhe heqjen e taksave ndëshkuese për prodhimet bujqësore. Kryedemokrati theksoi rëndësinë e mbrojtjes së tokës dhe zhvillimit të infrastrukturës për vaditje dhe kullim. Berisha tha se do të angazhohet për shumëfishimin e drurëve frutorë, veçanërisht ullinjve dhe arrorëve.

Sali Berisha premtoi se në vitin e dytë të qeverisjes do të 5-fishojë buxhetin për bujqësinë dhe blegtorinë. Nga ana tjetër kundërshtoi planet e qeverisë për të transformuar Universitetin Bujqësor dhe ftoi pedagogët dhe studentët ta mbrojnë atë. Premton mbështetje të madhe për fermerët e rinj, për kredi të buta dhe grante, dhe për rinovimin e fshatit shqiptar.

SHKARKO APP