Berisha flet për 20 shkurtin

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim për mediat u ndal tek rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha.

“Enver Hoxha paraqitet si figura më e urryer e kombit shqiptar. 32 vite më parë kulti i Enver Hoxhës ishte prezent në këtë vend. Studentët me një vendim epik të organizuar nga PD dhe shoqata e tyre nisen me 17 shkurt të 1991, grevën e urisë, më masivja që ka njohur Shqipëria. Qytetarët e Shqipërisë vërshuan nga të katër anët. Pa 20 shkurt nuk do të kishte triumf të revolucionit demokratik dhe përmbysje me votë të lirë të sistemit komunist. Mesazhi i 20 shkurtit është sot më aktual se kurrë. Pas 32 vitesh Edi Ram nipi i xhelatit që 32 vite më parë kërkonte të fuste tanke tek studentët. Mesazhi i ’91 më aktual se kurrë. Sot kemi njeriun që me politikat që ka ndjekur ka tejkaluar suksesin e platformës së Millosheviçit për shpërbërjen e vendit. Edi Rama përbën një rrezik ekzistencial për çdo shqiptar pavarësisht për bindjen e tij demokratike”, ka thënë ai.

SHKARKO APP