Berisha flet për Metën: Trupi në Janinë e koka në Stamboll. Përgjigjet Meta: Le të thotë ç’të dojë Berisha!

Përpos mospranimit të Bajram Begajt si Presidenti i ri, Partia Demokratike kundërshton edhe qëndimin e Presidentit aktual Ilir Meta.

Kreu i shtetit ishte në Stamboll, ku firmosi për lirimin nga detyra e Begajt, si shef i shtabit të Forcave të Armatosura.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga jashtë Kuvendit, tha për gazetarët se veprimi i ngjasonte me Ali Pashë Tepelenën. “Ai më ngjau ekzakt më rikujtoi Ali Pashën, trupi në Janinë e kokën në Stamboll”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjigjen Meta ia ka dhënë pak minuta më pas në Syri Tv.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Se çfarë thotë Berisha për dekretin per Begaj, eshte e drejte e tij. Nese ka njeri ne kete toke me koherent ne mbrojtje te Kushtetutes, me falni per modestine, por ai eshte Ilir Meta.

Procedura e ndjekur ka qene e qarte dhe plotesisht transparente. Procedura e firmosjes së këtij Dekreti është vetëm në zbatim të Kushtetutes.Dekreti ka ardhur në mënyrë elektronike nga Tirana në Stamboll.

Pasi u shqyrtua nga unë dhe pasi e lexova, e firmosa publikisht dhe u dergua elektronikisht ne Tirane. Cdo veprim i imi ka qene ne perputhje me Kushtetuten dhe ne perputhje me ligjin. Ne planin kushtetues zero problem, ne planin ligjor zero problem, ne planin moral zero problem” – tha Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?