Berisha flet për pazarin: Rama ankohet se nuk i ngel asgjë nga 20%, se duhet t’i japë dhe Lulit
Nga takimi me demokratët në Kurbin përmes ”Foltores”, ish-kryeministri Sali Berisha foli për një pazar, ku tha se Edi Rama ankohet se nuk i ngel asgjë nga 20%, se duhet t’i japë dhe Lulzim Bashës.
“Shqipëria është shpallur vendi i vetëm me narko-shtet në Europë. Këto ndodhën në një vend ku opozita e drejtuar nga peng-Basha kaloi nga dështimi në dështim deri sa përfundoi në një derivat të qeverisë.
Në Tiranë qarkullon një fjalë se Rama, atyre që iu kërkon 20% kur i raportojnë se i çuam në këtë adresë iu thotë se mua nuk më mbetet gjë se 20% duhet t’i japë dhe Lulit. Pazari.
E thashë këtë fjalë që qarkullon, e cila shpreh më së miri pazaret e turpshme që bën kreu i opozitës duke shkelur gjithçka për pasurimin e tij”.