Berisha flet për protesta, Basha: Revolucionit të tij i doli boja, duhet plan realist

Lulzim Basha ka ironizuar thirrjet e Sali Berishës për revolucion gjatë fushatës së 14 Majit duke thënë se “i doli boja, por duhet plan realist”.

Pas rikthimit në politikë dhe turit të takimeve me të rinjtë, Basha vijoi edhe këtë të hënë që të bëjë thirrje për Vetting të politikanëve dhe riciklim të atyre që i referohet si elita.

“Këta që marrin përsipër detyrat më të larta shtetërore duhet të kalojnë Vetting-un. Propozimi ka dy vite në parlament. Hetim i plotë i ligjshmërisë për pasurinë për poiltikanët. Riciklimi i elitave shenjë për emancipimin e shoqërisë. Presidenti i Republikës, jo më shumë se dy herë, Kryeministri pa limit. Kjo duhet të marrë fund. Pushteti korrupton, pushteti absolut korrupton ne mënyrë absolute”,-Basha.

SHKARKO APP