Berisha flet për protestat: Rama ta strehojë Bashën ku të dojë, le ta marri ministër!
Në takimin me demokratët në Tropojë përmes ”Foltores”, Sali Berisha foli për protestat kundër kryeministrit Edi Rama, e ndërsa nuk la pa thumbuar Lulzim Bashën. Berisha tha se demokratët nuk do të vendosen në çadra, pasi ata janë ortek dhe do të dalin në shesh deri në rrëzimin e Ramës.
“Pengkryetarin merre dhe strehoje ku të duash, bëje ministër, por ne do të themi këtu, para këtyre zonjave dhe burrave se para se të vinte kutitë të votimit do votojmë me këmbë e duart tona me protesta deri sa të përmbysim narkoshtretin tënd, para se të bëhen zgjedhje, nuk do bëjmë çadra, ne do jemi ortek”.
Ai theksoi edhe se në statut do të jetë neni Basha ku parashikohet se nëse humben zgjedhjet, kryetari largohet menjëherë. ”Në statutin e ri do të vendosim primaret dhe zgjedhjet në parti dhe deputetët do të bëhen nga anëtarësia dhe mbështetësit tanë. Ai që merr më shumë mbështetje, ai do të jetë deputeti juaj, nuk do të jetë i kryetarit dhe kryesisë. Maturia juaj është 10 herë më e madhe sot sesa ishte 30 vite më parë”.