Berisha: ”Foltorja” një uragan shprese që do të përmbysë narkoshtetin e Ramës
Edhe në Lezhë, Sali Berisha e ka akuzuar sërish kreun e qeverisë për narkoshtet. Në takimin me demokratët në kuadër të ”Foltores”, Berisha tha se Edi Rama e ka kthyer vendin në narkoshtetin e parë në Europë. Ish-kryeministri shtoi se “Foltorja” është një uragan shprese se vendi do të ndryshojë me shpejtësi.
””Foltorja” është kthyer në një uragan shprese, besimi se ky vend do të ndryshojë me shpejtësi të madhe. Për herë të pas 30 vitesh Shqipëria ka një llavë të tillë entuziazmi, e cila njësoj siç përmbysi diktaturën komuniste, do të përmbysë narkoshtetin e Edi Ramës.
Ky entuziazëm vjen nga zemra juaj për të shpëtuar vendin nga aty ku e ka zhytur Edi Rama. 8 vite në pushtet, Edi Rama riktheu me shëmtinë e tyre mashtrimet e mëdha të komunistëve. Ai ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e vetëm në Europë. Qeveris me banda me krimin, ka krijuar një gjendje që nuk e ka askush në Europë”.