Berisha fton popullin të dalë në protesta kundër Ramës

Në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, ish kryeministri Sali Berisha ftoi shqiptarët të ngrihen në protesta pasi vendimet që po merr qeveria dhe kryeministri janë poshtëruese dhe diktatoriale.
I pyetur nga moderatori Çim Peka lidhur me vendimin e qeverisë për të shtyrë pandeminë deri më 23 qershor 2022, Berisha dha këtë përgjigje:
“Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë i dha të drejtë qytetarëve të protestojnë. Unë ftoj shqiptarët ta konsiderojnë letër të vdekur deklarata skizo të Ramëse të ngrihen në protesta, me maska dhe në distancë sociale. Nëse ka një popull sot në botë që duhet të jetë në rrugë janë shqiptarët. Po u tolerua me këtë mënyrë, njësoj si i ati i Kim Jong Un, do tju numërojë lugët. Duhet ngritur ndaj kësaj çmendurie poshtëruese dhe një njeriu që nuk ka moral”.

Por në kushtet e ligjit për gjendjen e jashtëzakonshme me ligj nuk lejohet të dalësh nga shpia e jo më tubim.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?